Të martën në Tiranë, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri.
Për herë të parë, Tirana do të bëjë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia.
Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Por nuk do të jenë vetëm ministrat, por edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama në eventin më të rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, është tema e samitit që po sjell në Tiranë, elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin.
Të mësojë nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjë që nuk është parë askund ku fatkeqësitë janë përballuar në çadra dhe jo në hotele me 5 yje, si në Shqipëri.
Kjo qe arsyeja që Organizata Botërore e Turizmit nxiti bashkimin e gjithë rajonit në Tiranë, për të ndarë përvojë, për të qenë bashkë në përballimin e fatkeqësisë dhe sidomos për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik, shkruan bw.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNWTO do të mbaje këtë Samit Rajonal të Turizmit më 14 janar.
Fatkeqësitë natyrore krijojnë kriza të cilat i vënë njerëzit përballë nevojës për strehim të menjëhershëm.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ku mijëra shqiptare humbën shtëpitë e tyre dhe më shumë se 5000 njerëz u strehuan brenda 24 orëve në hotele, ishte një shembull unik sesi industria turistike nuk është vetëm biznes, por dhe humanizëm, sepse turizmi me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare.
Ndaj për këtë arsye, ky samit do të jetë i rëndësisë së veçantë, sepse Shqipëria do të ndajë me partnerët dhe rivalët në rajon këtë leksion të madh të turizmit shqiptar, por edhe do të marrë mbështetje për të ndihmuar të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.
Samiti “Turizmi Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, ku do të flasin dhe debatojnë nga kryeministri Edi Rama, të gjithë ministrat e rajonit dhe shumë nga zërat më të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit ndërkombëtar, do të moderohet nga gazetarja Rudina Xhunga një emër i rëndësishëm për promovimin e turizmit shqiptar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën