LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Indonezi

Tërmet në Indonezi

Një tërmet me fuqi prej 6 ballë të Righterit i ka goditur brigjet e ishujve indonezian Xhava dhe Bali, njoftoi sot Instituti Amerikan i Gjeofizikës.

Tërmeti u regjistrua orës 18:44 GMT (20:44) në verilindje të pikës lindore të Xhavas, në një thellësi prej 10,3 kilometra.


Ky tërmet bie më pak se dy javë nga një tjetër tronditje e fuqishme që u shoqërua me një cunam që goditi ishullin indonezian të Sulavesit, duke shkaktuar vdekjen e rreth 2000 personave.