LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Gjevgjeli

Tërmet në Gjevgjeli

Rrjeti sizmologjik telemetrik, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, në kuadër të Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikë në Shkup, ka regjistruar një tërmet me intensitet të ulët në orën 13:03, epiqendra e të cilit ndodhet 140 km në juglindje të Shkupit dhe vjen nga zona e epiqendrës së Gjevgjelisë.

Tërmeti ishte me madhësi 2.1, ndërsa është ndjerë nga banorët e Gjevgjelisë dhe rrethinës./Telegrafi/