LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Dojran dhe Gjevgjeli

Tërmet në Dojran dhe Gjevgjeli

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve sipas Rihterit është ndjerë mbrëmë në Dojran dhe Gjevgjeli.

Siç njoftojnë nga Observatori Seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 03:11, epiqendra e të cilit ka qenë në 150 kilometra në juglindje të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter është ndjerë nga popullata e Dojranit dhe Gjevgjelisë me intensitet prej 3 shkallëve sipas matjes makroseizmike evropiane./Telegrafi/