Tërmet me magnitudë 5.8 godet Australinë juglindore, lëkundjet dëmtojnë ndërtesat në Melbourne

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melbourne.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi të mërkurën rreth orës 9:15 (koha lokale) në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victoria.
Kryeministri australian, Scott Morrison, ka deklaruar se nuk ka pasur “raporte për lëndime të rënda”.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe në New South Wales (NSW).
Përveç kësaj, raportohet se tërmeti u pasua edhe me disa tronditje të tjera me magnitudë prej 4.0 dhe 3.1. /Telegrafi/
https://twitter.com/Brave_spirit81/status/1440558754055950340?s=20
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































