LAJMI I FUNDIT:

Tërë linja e Volvo S60 2019, është shitur brenda një ore (Foto)

Tërë linja e Volvo S60 2019, është shitur brenda një ore (Foto)

Ishte raportuar, se ata që duan të ta blejnë këtë hibrid me 415 kuajfuqi duhet të veprojnë shpejtë dhe ashtu ndodhi

Vetëm një ditë pasi është bërë i ditur njoftimi, se linja e limituar në 20 njësi e Volvo S60 T8 Polestar do të del në shitje, kanë nisur aplikimet për ta blerë, transmeton Telegrafi.


Megjithëse konsiderohej se ky sedan do të shitej për disa sekonda, iu deshën saktësisht 39 minuta, që prej hapje zyrtare të shitjeve. Fakti që u shit kaq shpejtë e tërë linja, ishte numri i vogël i njësive, por rol të madh ka luajtur edhe sistemi Polestar Engineered dhe motori me 415 kuajfuqi.

Interesimi i madh në makinat SUV, ka bërë që Volvo të mos përqendrohet aq shumë në sedan, por kjo po del se nuk është krejtësisht e vërtetë. Pas kësaj linje, pritet të kemi një karavan hibrid, që gjithashtu përmban Polestar Engineered, që pritet të lansohet në 200 njësi. /Telegrafi/