Marc-Andre ter Stegen është gati të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e fundjavës kundër Osasunës dhe me afrimin e afatit kalimtar së janarit, kanë nisur sërish thashethemet për të ardhmen e tij.

Megjithëse është një nga kapitenët e Barcelonës, situata e tij nuk është aspak e qartë. Portieri titullar është Joan Garcia, i cili po shkëlqen, dhe nuk duket se Ter Stegen do ta marrë shpejt vendin e tij.


Madje, sipas Sport Bild, ai mund të mos jetë as i dyti në renditje, sepse edhe Wojciech Szczesny po shihet si alternativë e fortë.

Me Kupën e Botës 2026 që po afrohet, Ter Stegen kërkon të luajë sa më shumë që të thirret nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Për këtë arsye, ai mund të kërkojë largimin në janar.

Pas operacionit në shpinë, forma e tij është ende e paqartë dhe klubet e interesuara mund të kërkojnë huazim, jo transferim të plotë, pasi ai ka munguar gjatë.

Ndërkohë, Ter Stegen thotë se dëshiron të fokusohet vetëm te fusha dhe të rikthejë versionin e tij më të mirë. Por vendimi për minutat do të jetë në duart e Hansi Flick.

Joan Garcia vazhdon të jetë një nga portierët më të mirë të momentit dhe Barcelona ka bërë një goditje të madhe me afrimin e tij për 30 milionë euro.

E ardhmja e tij te Barça është më e pasigurt se kurrë. /Telegrafi/

telegrafi sport app