Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj
Jam tepër plak
për t’i mësuar emrat e
vrasësve të rinj
Ky këtu afër meje
duket i lodhur dhe atraktiv
fanatik, hiqet si profesor
Shumë më ngjan mua
kur jepja mësime
të një forme radikale të budizmit
të çmendurve të pashpresë
Në emër të një magjie të moçme
të lartë
ai jep urdhra
që familjet të digjen për së gjalli
ndërsa fëmijët të gjymtohen
Ai ndoshta di
një këngë a dy që i kam shkruar
Të gjithë ata
gjithë larësit e duarve të përgjakura
gjithë përtypësit e rropullive
gjithë rrjepësit e skalpeve
gjithë ata kanë kërcyer
me muzikën e Beatlesëve
e kanë adhuruar Bob Dylanin
Miq të dashur
kanë mbetur shumë pak nga ne
të heshtur
që dridhen gjithë kohën e lume
të fshehur në mesin e fanatikëve
të tronditur të gjakut
derisa ia dëshmojmë njëri-tjetrit
krimin e vjetër të shëmtuar
krimin e vjetër të shëmtuar e të harruar
që e ka shkulur
apetitin e ngrohtë të zemrës
dhe ka poshtëruar evolucionin
dhe ka vjellë lutjen
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit