LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të kalonin 16 të mitur drejt Italisë, arrestohet shtetasi nga Kosova në Morinë

Tentuan të kalonin 16 të mitur drejt Italisë, arrestohet shtetasi nga Kosova në Morinë

Ka shkuar në 11 numri i të arrestuar në kuadër të operacionit “Ekipi” dhe i fundit që është kapur është shtetasi kosovar me iniciale M.K., 44 vjeç, banues në Gjakovë.

Kosovari së bashku me 10 shtetas të tjerë që janë arrestuar, tentuan të kalonin drejt Italisë 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke i prezantuar ata si pjesë e një ekipi sportiv.


Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Ekipi”, shkon në 11 numri i të arrestuarve.

Vijimi i operacionit, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe strukturat e Policisë Kufitare të Durrësit, bazuar në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, është kapur në hyrje, në PKK Morinë, dhe është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

-M. K., 44 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, pasi në bashkëpunim me 10 shtetas të tjerë (të arrestuar gjatë këtij operacioni), tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur (të moshës 17-vjeç), kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke i prezantuar ata si pjesë e një ekipi sportiv.

Ndaj shtetasit M. K., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Çfarë ndodhi me 27.12.2022?

Policia e Durrësit parandaloi trafikimin e 16 minorenëve nga Kosova në drejtim të Suedisë.

U arrestuan 10 persona të cilët i kishin marrë nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për çdo fëmijë, mes tyre dhe organizatorin e këtij rrjeti kriminal, Besmir Kadia.

Ata prezantuan si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të një ekipi hendbolli, ndërsa fëmijët si lojtarë. Ata ishin nisur me një autobus të një linje turistike nga Prishtina.

Pas dyshimeve, oficeret e policisë pyetën fëmijët se si luhej kjo lojë. Dëshmitë e tyre ishin kontradiktore. Nisur nga ky fakt policia u bind se bëhej fjalë për kalim të paligjshëm të kufirit. Minorenët ishin të gjithë të moshës 17 vjec, që të gjithë nga Kosova. Abc Neës mësoi se vizat ishin suedeze dhe ishin marrë në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi ishte marrja e azilit në Suedi. Ata ishin dërguar nga vetë familjarët e tyre në Kosovë.

Në flagrancë policia arrestoi 9 personat që shoqëronin minorenët ndërsa organizatori Besmir Kadria u arrestua në Vorë. Ai aty priste të informohej nëse kishin kaluar në Itali. Gjatë kontrollit Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu po hetohet nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori