LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vras një person, dënohet me 10 vite burgim i dyshuari në Pejë

Tentoi të vras një person, dënohet me 10 vite burgim i dyshuari në Pejë
Foto: Ilusttrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit XH.B për shkak se gjatë vitit 2022 me armë në mënyrë dinake ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G.

Sipas gjykatës, rasti kishte ndodhur më 10.09.2022, ku fillimisht dy ditë para ditës kritike i pandehuri në një shtëpi të pa banuar, prapa shtëpisë së tij, e cila ishte pronë e vëllait të tij (i cili jeton jashtë), e kishte hapur një kanal (varr) për t’i fshehur gjurmët e krimit, pikërisht për ta varrosur të dëmtuarin.


“Natën kritike paraprakisht i pandehuri e kishte ftuar në telefon djalin e viktimës dhe të njëjtit i kishte thënë se a është babai i tij, këtu i dëmtuari në shtëpi se unë po vijë me marrë me pi një kafe. Dhe nuk kanë kaluar as disa minuta i pandehuri shkon tek shtëpia e të dëmtuarit, të cilin e ka dhëndër (burrin e motrës). Të njëjtin e merr e hip në veturën e tij dhe nisen në drejtim të fshatit L. kinse për të shikuar një armë, dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju.

Nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur. I pandehuri i afrohet viktimës për ta parë se a ka vdekur me pas largohet me qëllim për ta fshehur armën. I dëmtuari ashtu i plagosur pasi që vëren se i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë nëpër livadhe, përroska dhe arrin në një shtëpi në fshat ku kërkon ndihmë për të dërguar në spital, dhe nga Spitali Rajonal në Pejës të dëmtuarin e dërgojnë në QKUK në Prishtinë. Si pasojë i dëmtuari pëson lëndime të konstatuara si në raportin mjekoligjor”, thuhet në komunikatë.

Sipas gjykatës, të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite,

“Me çka ka kryer vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Të pandehurit XH.B gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej dyqind (200) euro si dhe në emër të Programit për Kompensim të Viktimave të Krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Të pandehurit ju konfiskuan armët dhe fishekët e sekuestruara dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të pandehurit ju vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori