LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të kryejë vjedhje, arrestohet i dyshuari

Tentoi të kryejë vjedhje, arrestohet i dyshuari

Të premten në fshatin Batllavë të Podujevës, është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi që në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë ka tentuar të kryejë vjedhje.

“Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy kapela , dy palë doreza një pajser dhe një çekan”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.