LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta rrëmbente një vajzë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Tentoi ta rrëmbente një vajzë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
FotoL Ar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka tentuar ta rrëmbejë një vajzë.

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në orën 02:45.

“I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raport.


I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/