LAJMI I FUNDIT:

Lipjan, tentoi ta fus në qarkullim një 500 euroshe false – dënohet me 3 vjet burgim

Lipjan, tentoi ta fus në qarkullim një 500 euroshe false – dënohet me 3 vjet burgim
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim prej 3 vjetësh të akuzuarin me inicialet R.Z për veprën penale Falsifikimi i parasë.

Sipas njoftimit, i akuzuari është recidivist i disa veprave tjera penale.


“Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompën e derivateve “Luma Petrol”, gjatë  kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës. I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes  Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/