LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta blinte, përdhunonte dhe ta hante trupin e vajzës, tregohet se si ra në grackë burri nga Teksasi

Tentoi ta blinte, përdhunonte dhe ta hante trupin e vajzës, tregohet se si ra në grackë burri nga Teksasi

Alexander Nathan Barter është arrestuar për shkak të qëllimeve monstruoze që përmes të “faqeve të paligjshme në internet”, të blejë vajzën, ta vrasë dhe ta përdhunojë. Por kjo nuk është e vetmja, ai kishte planifikuar që të hante trupin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë nga Teksasi i cili u përpoq të blejë një vajzë nga një njeri që nuk e dinte se ishte një agjent sekret, nëpërmjet faqeve të paligjshme në internet.


Në mesazhet që ai i dërgoi atij, Barter paraqiti planet e tij monstruoze të asaj që donte të bënte me trupin e vajzës.

Siç u tha, ai e ka pyetur në mënyrë të përsëritur agjentin rreth moshës së vajzës së tij, dhe se ai në mënyrë eksplicite mbrojti qëndrimin se nuk do të heqë dorë synimin për të kryer një seri të krimeve.

“Sa vjeçe është vajza juaj? A mund ta vrasim?”, citohet të ketë pyetur ai agjentin, i cili ishte paraqitur si babai i vajzës.

Ai gjithashtu dha udhëzime për agjentin çfarë për të bërë pas vrasjes.

Barter u arrestua ndërsa po largohej nga shtëpia drejt një hoteli ku u organizua një takim me agjentin dhe vajzën e tij.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një thikë dhe aktualisht është në paraburgim.

Siç thonë në polici, ai do të ndiqet penalisht për tentim vrasje, konspiracion për të kryer vrasje dhe tentim për shfrytëzim seksual të një fëmije. /Telegrafi/