LAJMI I FUNDIT:

Tentimi për të vjedhur nga kamioni në lëvizje, nuk shkoi siç ishte parashikuar (Video)

Tentimi për të vjedhur nga kamioni në lëvizje, nuk shkoi siç ishte parashikuar (Video)

Kamioni që po lëvizte nëpër një rrugë të Indisë, ka qenë synimi i tre hajnave që po qëndronin sipër një motoçiklete.

Pasi thyen derën, njëri prej tyre ia doli të kapej për rimorkio, kurse të tjerët humbën balancën dhe u rrëzuan, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk kishte çfarë të bënte i vetmuar edhe ai u hodh në asfalt, ndërsa makina lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme.

Nuk është hera e parë, që në atë rajon kryhen plaçkitje të tilla nëpër kamionët që kanë rimorkiot e mbushura me mallra. /Telegrafi/