LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje me thikë, katër vjet burgim për të akuzuarin

Tentim vrasje me thikë, katër vjet burgim për të akuzuarin
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.A. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale vrasje në tentativë.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet.


“I pandehuri akuzohet se 08.09.2020 në një fshat të Komunës së Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.N., në atë mënyrë që ka shkuar tek shtëpia e axhës së tij, ku pasi kishin ardhur L.N., kushërira e tij së bashku me bashkëshortin e saj të dëmtuarin Q.N. dhe pas një mosmarrëveshje për një çështje pronësore, fillon një fyerje dhe sharje mes tyre, pastaj i pandehuri me një thikë, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur një herë në pjesën e krahërorit, atëherë i dëmtuari ka filluar të ikë, duke dalë në rrugën kryesore, mirëpo i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa dhe ka arritur që ta godasë edhe disa herë me thikë (gjithsej 14 herë), në pjesë të ndryshme të trupit për të cilat plagë është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë deri më 15.09.2020″, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori