LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja në një lokal në Malishevë – aktakuzë ndaj dy personave

Tentim vrasja në një lokal në Malishevë – aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzë është ngritur edhe për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit “NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij.


Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person
Lexo po ashtu Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par.1. nën par.1.5., lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1. të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thkson se i pandehuri V.K., në vendin dhe kohen e njëjtë, nga përleshje me K.Z., e ka grushtuar K.Z., dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të konstatuar në raportin e ekspertizes mjekoligjore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me “nën par.1.4. të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, ka njoftuar Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori