Në mesin e viktimave janë tre policë, dy aktivistë të Hamasit dhe një punonjës civil.

Ndërkohë, Tel-Avivi ka refuzuar të ndërpresë aktivitetin kolonial në këtë pjesë të vendit, kërkese kjo e bërë nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Pak orë më parë, ushtria izraelite ka zhvendosur një qendër koloniale pranë vendbanimit hebre të Kedu-mimit në Cis-jordani, ku 6 të rinj janë larguar pa incidente.

Operacioni është kryer në kuadër të një programi për transferimin e 22 qendrave koloniale që konsiderohen si abuzive. /Kohavision/