LAJMI I FUNDIT:

Tensionet SHBA-Koreja e Veriut: Skenarë apokaliptikë…

Tensionet SHBA-Koreja e Veriut: Skenarë apokaliptikë…

Ky është skenari. Eshtë natë vonë, Donald Trump shikon Fox News dhe në një kronikë dëgjon të thuhet, se Koreja e Veriut është duke planifikuar që të nisë një raketë, e cila mund të arrijë Shtetet e Bashkuara (regjimi i Kim Jong-un, ka thënë se ai do ta bëjë një ditë, por do të jetë vetëm një provë fluturimi, që do të ulet diku në oqean dhe jo një sulm).

Trump keqkuptohet dhe mendon se Peniani është gati për të nisur një raketë kundër Shteteve të Bashkuara.


Në fund të fundit, kronika kishte dhe një grafikë, ku shihej trajektorja e raketave të Koresë së Veriut që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, dhe Trump ka shumë më tepër besim tek Fox News, se sa tek shërbimet e fshehtë. Kështu që u jep urdhër të gjitha forcave strategjike të SHBA që të hyjnë në Defcon 1, Gatishmëri Nr. 1 e Mbrojtjes: lufta bërthamore është pranë.

Koreanoveriorët pikasin veprimtarinë e pazakontë të forcave amerikane – Lejet e dhëna Komandës Ajrore Strategjike, nëndetëse bërthamore amerikane në porte, që nisin të lundrojnë pa paralajmërim, duke lënë një pjesë të ekuipazheve në tokë e kështu me radhë – dhe janë të bindur se po ndodh një sulm parandalues ​​amerikan.

E frikshme

Koreanovriorët hyjnë në ekuivalentin e tyre të Defcon 1: mobilizojnë dhe caktojnë forcat e tyre të armatosura, evakuojnë drejtuesit nga kryeqyteti dhe i shpien në bunkerë, diku në fshat, e kështu me radhë. Shëbrimet e fshehtë amerikanë e referojnë këtë aktivitet dhe këtë herë Trumpi i dëgjon. Prandaj urdhëron një sulm për të neutralizuar të gjitha armët dhe strukturat bërthamore të Koresë së Veriut. Natyrisht me armët bërthamore amerikane. Asgjë tjetër nuk do të mjaftonte.

Kështu nis Lufta e dytë e Koresë. Amerikanët e vrarë nuk janë shumë, dhe ndoshta nuk do të ketë as edhe një civil, sepse në fakt Korea e Veriut ende nuk ka raketa me rreze të gjatë veprimi, në gjendje për të goditur me saktësi SHBA. Por në të dy Koretë do të vdisnin miliona njerëz. Me pakëz fat kinezët do të rrinin e vështronin, ndërkohë që aleatët e tyre koreanoveriorë bëhen pluhur e hi, po kush mund ta thotë?

Eshtë vetëm një skenar, që megjithatë nuk lë të mbyllin sy shumë njerëz, mes të cilëve shumë funksionarë të lartë të ushtrisë amerikane. Për këtë arsye, kohët e fundit janë shfaqur zëra për një pakt të fshehtë mes Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, këshilltarit për sigurinë, gjeneralit H. R. McMaster dhe shefit të shtabit të Trumpit, gjeneralit John Kelly: të tre janë betuar që të mos lejojnë të ndodhen njëkohësisht jashtë vendit.

Pse jo? Sepse të paktën një ushtarak me gradë shumë të lartë duhet të gjendet gjithmonë në vend, për të monitoruar urdhërat që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, dhe t’i revokojnë nëse është e nevojshme.

Mbikëqyrja e një të rrituri

Unë nuk mund të garantoj saktësinë e këtyre lajmeve, por i besoj. Në fakt, kisha spekuluar tashmë për ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë. Mattis, McMaster dhe Kelly janë oficerë të lartë ushtarake, ekspertë dhe profesionistë, dhe do të ishte për ta një shkelje e rëndë, po të mos garantonin praninë e të paktën një të rrituri të përgjegjshëm, mes Trumpit dhe butonit bërthamor.

Nëse një nga këto gjeneralë do të gjendeshin vërtetë në pozitën ku u duhej të ndalnin Trumpin, me siguri do u duhej të merrnin një vendim shpirtcopëtues. Gjithë stërvitja që ka bërë dhe trainimi që kanë marrë, u thotë se duhet t’i binden autoritetit civil, dhe me siguri do të gjykohen përpara një gjykate ushtarake, nëse do të kundërshtojnë një urdhër të presidentit. Nga ana tjetër, nuk duhet të lejojë që miliona qenie njerëzore të vdesin, për shkak të një gabimi trashanik.

Unë jam i sigurt se e mendojmë dhe nuk mendoj se ndonjë prej tyre mund të dijë paraprakisht se cili do të jetë vendimi i tij, nëse vërtetë duhet të gjendet në një situatë të këtij lloji. Për një të rritur gjithmonë është shumë e komplikuar të bësh supervizorin, veçanërisht kur fëmija në fjalë është teknikisht eprori juaj. /Internazionale-Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori