LAJMI I FUNDIT:

Tensionet mes Qeverisë dhe Metës që çuan deri në shkarkimin e tij

Tensionet mes Qeverisë dhe Metës që çuan deri në shkarkimin e tij

Kuvendi i Shqipërisë vendosi me 104 vota “pro” shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për “shkelje të rënda kushtetuese”.

Por si lindën tensionet mes mazhorancës dhe Metës dhe përse u arrit deri në shkarkimin e tij?


Në 28 prill 2017, në raundin e parafundit të zgjedhjes së presidentit, Ilir Meta mori 87 vota pro dhe 2 kundër si kreu i ri i shtetit shqiptar.

Ishin ditët e fundit të bashkëpunimit si aleat me socialistët që nën zë e akuzonin si mbështetës të çadrës së opozitës para kryeministrisë.

Meta që për katër vite kishte mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit, tha se do të bënte fushatë për LSI-në, deri në korrik kur bëri betimin. Gjatë fushatës, partia e tij që kishte kaluar në drejtimin e Petrit Vasilit, ishte në qendër të akuzave si të Ramës ashtu dhe të Bashës.

Qeverinë, presidenti e dekretoi në 10 shtator 2017 dhe për disa kohë tonet mes tij dhe kryeministrit nuk patën ngritje.

Por, në 22 nëntor 2017 presidenti i kthen për rishqyrtim mazhorancës ligjin për tarifat gjyqësore.

Ai do të ishte i pari nga një seri e gjatë ligjesh të kthyera si antikushteuese, mbi 60 të tilla që nga 2017.

Shumë më tepër se 4 presidentë e tjerë para tij, që të marrë së bashku kishin kundërshtuar mazhorancën në 42 nisma ligjore.

Me përjashtime të vogla, pothuajse të gjithë dekretet e tij u rrezuan dhe ligjet hynë në fuqi të pandryshuara. Nga ana tjetër, parlamenti rrëzoi tre kandidatura të presidentit për postin e kryetarit të KLSH-së.

Një përplasje që acaroi dukshëm tonet me mazhorancën ishte mosdekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Edi Ramës iu desh të dërgonte dy herë emrin në presidencë dhe vetëm pasi ish-gjenerali i brigadës pranoi të lirohej nga grada ushtarake, mori firmën e Ilir Metës në 16 Nëntor 2018.

Një situatë e ngjashme u përsërit në janar të 2019 kur ndër një seri emrash që u dekretuan si ministra të rinj, Ilir Meta refuzoi të dekretonte atë të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Në 18 janar në këtë detyrë u dekretua kryeministri Rama.

Tonet tashmë ishin ashpërsuar dhe çështja nëse presidenti mund të refuzonte apo jo dekretimin e ministrave, kaloi në Gjykatë Kushtetuese.

Konflikti më i madh me mazhorancën, që çoi dhe në nisjen e procedurave  për shkarkimin e tij, ishte ai i 8 qershorit. Me opozitën që kishte djegur mandatet dhe ishte në protesta prej muajsh,  presidenti nxori një dekret ku anulonte atë të mëparshmin që caktonte datën e zgjedhjeve në 30 qershor 2019.

Zgjedhjet u zhvilluan dhe në 8 korrik mazhoranca ngriti komisionin hetimor për shkarkimin e tij.

Në nëntor një tjetër përplasje me mazhorancën dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi u bë pjesë e hetimit të këtij komisioni, si motiv i mundshëm për ta shkarkuar presidentin.

Arta Vorpsi e renditur e para ne listën e KED, u konsiderua e zgjedhur nga mazhoranca si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për aq kohë sa presidenti nuk u shpreh brenda 30 ditëve.

Ajo bëri betimin te noteri dhe jo presidenti siç parashikon Kushtetuta. Meta përzgjodhi për të njëjtin post Marsida Xhaferllarin, e cila e mbajti atë pas një interpretimi të vetë Gjykatës Kushtetuese.

Pas një viti hetimesh, nëntë mbledhjesh dhe  pasi ishte drejtuar dy herë Komisionit të Venecias, komisioni hetimor vendosi të mos shkarkonte presidentin, por të sugjeronte ndryshime kushteuese dhe ligjore.

Një ligj i posaçëm u hartua nga një grup deputetësh të mazhorancës por që nuk u depozitua kurrë kuvend. Tetë muaj më pas i njëjti parlament përfundoi procedurat dhe shkarkoi të njëjtin president./Euronews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori