LAJMI I FUNDIT:

Tension në Parlament, shmanget përplasja Dogjani-Beqja

Tension në Parlament, shmanget përplasja Dogjani-Beqja
Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.

Momente tensioni janë verifikuar këtë të enjte në seancën parlamentare, mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shkak janë bërë pretendimet e Dogjanit, që në emër të PD ka akuzuar Beqajn për abuzime të rënda në shëndetësi.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur Dogjani është afruar tek ulësja e Beqajt, por ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës ka shmangur përplasjen fizike.

Beqaj ka kërkuar nga Dogjani që të distancohet nga deklarata e tij, por Dogjani ka vijuar me akuzat se ministri ka lënë në mëshirë të fatit pacientët në spitale. /Telegrafi/