LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag e bën prioritet transferimin e Kudus në Old Traford

Ten Hag e bën prioritet transferimin e Kudus në Old Traford

Mohammed Kudus është një nga mesfushorët e rinj më të pëlqyer në Evropë.

Ganezi ka shkëlqyer me Ajaxin sezonin e fundit, por ka pasur paraqitje të mira edhe në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.


Mesfushori i talentuar ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, pasi në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Erik Ten Hag dëshiron të punojë sërish me futbollistin dhe tani ai e ka bërë prioritet transferimin e tij në Old Traford.

Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për ta transferuar ganezin në Angli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi për lojtarin ka interesim edhe nga top klubet tjera evropiane.

22-vjeçari është në listën e dëshirave edhe të Tottenham Hotspur, Liverpool, Arsenal, Borussia Dortmund, Barcelonës dhe Real Madridit. /Telegrafi/