LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta rrezik për ushqimet nëpër tregje (Video)

Temperaturat e larta rrezik për ushqimet nëpër tregje (Video)

Qytetarët duhen të jenë të kujdesshëm se çfarë ushqime blejnë dhe konsumojnë në këtë periudhë të temperaturave të larta, thonë nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë.

Marijana Lonçar Velkova nga kjo organizatë alarmon se produktet që shiten në treg, jo çdoherë janë të sigurta për konsumatorët, ndërsa temperaturat e larta që arrijnë deri në 40 gradë ndikojnë në prishjen e tyre.

“Ushqimi shumë lehtë prishet dhe mundet që me vetë prishjen dhe skadimit të afatit të bëhet jo i sigurt për njerëzit gjegjësisht për shëndetin. Ne duhet të punojmë më shumë për të, duhet shpejt alarmuar se nuk janë produkte të pasigurta”,tha Marijana Lonçar Velkova nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë

Sipas saj, qytetarët që hasin në produkte të prishura duhet të denoncojnë rastet pranë inspektorateve përgjegjëse. Shitësit në tregun e Bit Pazarit pranojnë se i nxehti po ndikon në prishjen e produkteve të tyre. Ata thonë se po kujdesen që produktet që i shesin të jenë të sigurta.

“Nuk kemi shumë shitje këto ditë dhe po mundohemi ti ruajmë produktet tona nga i nxehti. Me siguri se i nxehti ka bërë që të bie puna sepse nuk kemi shitje”, u shpreh shitësi

“Nuk kemi shitje të mjaftueshme dhe për këtë malli po na qëndron më gjatë kohë pa u shitur. Prandaj dhe gjërat na prishen dhe detyrohemi ti hedhim”,theksoi shitësi

Në listën e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga temperaturat e larta kërkohet kujdes edhe me konsumin e ushqimeve, për shkak të rritjes së nivelit të bakterieve, njofton Tv21.

Sipas infektologëve, ushqime më të rrezikshme që mund të prishen gjatë temperaturave të larta janë mishi dhe produktet ushqimore të prodhuara nga vezët. Nga Organizata e konsumatorëve kërkojnë gjithashtu që qytetarët të jenë të kujdesshëm se ku blejnë produkte ushqimore. Nga kjo organizatë thonë se deri tani kanë bërë shumë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse për cilësinë dhe sigurinë e produkteve, jo vetëm të atyre ushqimore, por edhe produkteve të tekstilit, kozmetikës dhe lodrave për fëmijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori