Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ushqimet, sidomos tash që temperaturat janë ngritur.
Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se konsumatorët gjithmonë duhet shikuar datën e skadimit dhe po ashtu kushtet e ruajtjes së produktit.
“Secili konsumator, kur e blen një produkt, gjithmonë duhet ta shikojë datën e skadencës, ta lexojë përmbajtjen apo etiketën e produktit dhe në të shkruan edhe kushtet e ruajtjes, apo temperaturat në të cilat duhet të ruhet ai produkt. Gjithmonë, ruajtja do të duhet të bëhet në temperaturën që është në etiketën e produktit. Në qoftë se produkti dëshiron të jetë i sigurt deri në datën e skadencës, në qoftë se nuk është ruajtur në kushte adekuate, atëherë data e skadencës nuk ka vlerë, sepse produkti është kontaminu nga një faktor tjetër”, është shprehur ai.
Gjithashtu, Thaçi tha se konsumatorët duhet të bëjnë kujdes edhe gjatë ruajtjes së ushqimeve në shtëpitë e tyre, ku përfshihet edhe higjiena në kuzhinë, në mënyrë që mos të vijnë deri të kontaminimi i produktit.
Thaçi po ashtu tregoi se si duhet ruajtur produktet e mishit dhe ato të qumështit.
“Në sezonin e verës, të gjitha produktet me origjinë shtazore, qumështi nënproduktet dhe qumështi mishi nënproduktet e mishit gjithmonë kërkojnë kushte frigoriferike të ruajtjes. Në qoftë se janë të freskëta, temperaturat duhet të jenë deri në katër gradë, në qoftë se janë të ngrira, duhet të jenë nën minus tetëmbëdhjetë gradë Celsius dhe gjithmonë ato janë të shënuara në tiketë. Tash secili produkt është e kategorisë së veçantë dhe e ka të specifikuar temperaturën e ruajtjes dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes”, bëri të ditur ai.
Po ashtu, ai tha se konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm kur blejnë produktet ushqimore, që mos t’i lënë në vetura, pasi tash janë temperaturat e larta dhe mund të kontaminohen produktet në afat shumë të shkurtër kohor.

Në këtë intervistë, ai tha se kur produktet nuk plotësojnë kriteret për tregtim, atëherë konfiskohet produkti.
“Në secilin rast, kur një produkt nuk i plotëson kriteret ligjore për tregtim, fillimisht konfiskohet, ndalohet për qarkullim pastaj asgjësohet. Dhe ndaj secilit person, qoftë ai fizik apo juridik, i cili vendos në treg produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitje për gjykatë dhe pastaj gjykata është ajo që vendos për masën apo lartësinë, peshën e dënimit që do ta shqiptojë ndaj palës, e ndaj të cilës iniciohet procedura”, theksoi ai.
Tutje, ai tha se në secilin rast, kur ekipi inspektues vlerëson se operatori ekonomik nuk i plotëson kushtet minimale për të operuar për veprimtarinë, të cilën është duke ushtruar operim ekonomik, atëherë menjëherë vendoset mbyllja e përkohshme e atij operatori.
Thaçi gjithashtu ka treguar se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në vendet e rajonit dhe BE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Rrëfimi i të mbijetuarës: Serbët e zhveshën mbesën para gjyshit të saj

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë