LAJMI I FUNDIT:

Temperatura të ulëta në disa pjesë të SHBA-ve: Seattle, Oregon e Portland shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Temperatura të ulëta në disa pjesë të SHBA-ve: Seattle, Oregon e Portland shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Temperaturat e ulëta kanë goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetin e Oregon dhe në qytetin e Portlandit, ndërsa qyteti i Seattle ka hapur strehimore për ata që kanë nevojë.

Drejtuesit e qytetit të Seattle njoftuan të enjten se qyteti do të hapë dy strehimore në mbrëmje për të prekurit nga kushtet e rënda atmosferike, duke filluar nga e shtuna deri të paktën të mërkurën, ndërsa pesë strehimore të tilla janë hapur në Portland.

Seattletimes raporton se temperaturat më të larta ditore gjatë javës së ardhshme vështirë se do të arrijnë zeron, ndërsa gjatë natës ato mund të bien nën minus 10 gradë Celsius.

“Kjo nuk është një dukuri e zakonshme. Kanë kaluar vite që kur Shërbimi Meteorologjik i Seattle ka hasur në të dhëna të tilla”, tha Reed Walcott nga Shërbimi Kombëtar i Meteorologëve të Seattle.

Guvernatori i Oregonit, Kate Brown, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten mbrëma që do të qëndrojë në fuqi deri më 3 janar ndërsa deklaroi se “bora që pritet të bie dhe temperaturat konstante nën zero mund të dërgojë në probleme të mëdha trafiku dhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe do të kemi probleme në infrastrukturën e komunikimit”.

Më herët të enjten, kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler dhe presidentja e qarkut Malton, Deborah Kafuri shpallën gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme që do të vazhdojë gjatë të ftohtit të pritshëm shumëditor.

“Shteti ynë ka përjetuar një sërë emergjencash klimatike këtë vit, dhe me ardhjen e një tjetre, u bëjë thirrje të gjithë banorëve të Oregonit që të bëjnë plane me familjet e tyre dhe të jenë të përgatitur për temperaturat ekstreme të ftohta”, tha Brown. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori