LAJMI I FUNDIT:

Temperatura të ulëta dhe ngrica të forta, moti në Shqipëri

Temperatura të ulëta dhe ngrica të forta, moti në Shqipëri

Ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.


Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 6 gradë Celsius, në zona e ulëta -1 deri 16 gradë Celsius, në zona bregdetare 3 deri 17 gradë Celsius. /Telegrafi/