LAJMI I FUNDIT:

Televizorizimi i politikës njëshe

E dimë, RTK-ja nuk flet tek qeveria në emër të popullit, por tek populli në emër të qeverisë.
E dimë, të gjithë e dimë se RTK-ja ka të censuruara fjalët "populli shqiptar i Kosovës", duke e zëvendësuar me atë "kosovarë".
E dimë, të gjithë e dimë se kush dhe cilët janë ata që përcaktojnë dhe vendosin për formën dhe përmbajtjen e lajmit:
E dimë, të gjithë e dimë se pamja e flamurit tonë kombëtar shqiptar fare pak fotografohet e lansohet nga ky medium, ky flamurshekull është duke u zëvendësuar me Unmikflamurin tonë "t’u Kosovs".
E dimë, të gjithë e dimë se cilët akademikë e intelektualë u eliminuan nga ekrani i RTK-së, dhe me cilët fytyra këta u zëvendësuan…

Por nuk e di nëse e kemi të qartë qëllimin se si ky medium, përmes retorikës dhe ndërtimit të lajmit, tenton që faktorin "komb", në këtë rast "shqiptarët", t’i përzvogëloj dhe shfuqizoj. Forma dhe përmbajtja e lajmit të RTK-së dëshiron të ndërton një komb të udhëhequr nga "një person".


Përqendrimi i tepruar i RTK-së vetëm në një person politik, përpara procesit dhe thelbit të ndodhisë, është duke zvogëluar vlerat informative dhe procesin debatues në shumë mënyra:

Pse?

– Mbiçmimi i personit para ndodhisë mund të largoj përqendrimin e pjesëmarrësve nga tema. Nëse bëhet përshkrimi i një mosmarrëveshjeje politike, duke u fokusuar në person, opinioni lehtazi humbë kuptimin për mosmarrëveshjen dhe problematikën politike. Mosmarrëveshja politike artificialisht përzogëlohet e zhvlerësohet, ndërsa pesha e personit përzmadhohet e mbivlerësohet. Shembull: Përqendrimi i tepruar e monoton tek njëshat e EULEX-it, UNMIK-ut, NATO-s dhe tek "njëshat e fortë" partiakë, ka bërë që pjesëmarrësit aktivë të politikës të shndërrohen në vështrues pasiv.

– Pasojat e këtij përqendrimi në vetëm një person ka bërë politikën më pak të rëndësishme për popullin. Kjo ka gatuar mendimin dhe bindjen se politika bëhet vetëm përmes dy apo tre personave dhe, ky zhvillim politik gjallëron vetëm korridoreve e zyrave të parlamentit. Shembull: Është izoluar depërtimi i mendimit akademik universitar; Është nënçmuar debati dhe kritika shkencore që vie nga intelektualët të cilët nuk i takojnë partive politike. Pra, kjo gazetari edhe ka ligështuar interesimin e të rinjve –popullit- për kyçje në debate dhe kyçje në kritikën politike të karakterit europerëndimor. Edhe pse hapësira publike shqiptare në Kosovë është e interesuar të jetë pjesëmarrëse aktive në zhvillimin e proceseve politike, prapëseprapë është fokusimi në person ajo që shuan ndjenjat dhe ndalon për të mirëdebatuar e për të ndjekur aktivisht proceset politike.

Gjuetia pas të rrallës, intrigat e mbushura me konflikte po çojnë aty ku shumë çështje relevante politike nuk debatohen e nuk po publikohen fare.

Padyshim, fokusimi i RTK-së në person është duke ushqyer "mendimin njësh" dhe po i dhuron përparësi lajmit dhe perspektivës "njëshe." Pra, çdo gjë këtu na duket si një "telenovelë" apo serial i izoluar artistikisht dhe pa ndonjë lidhshmëri logjike.

Gjatë analizës bërë këtij mediumi del se disa persona – apo më mirë të them pak persona – fitojnë kot së koti një vëmendshmëri të tepërt e të panevojshme mediatike. Fokusimi në kinse "personat elitë" i ka dhënë një kuptimësi të shtrembër vlerave të shoqërisë shqiptare. Ky "televizorizim" i rrejshëm i shoqërisë i ka krijuar popullit bindjen dhe mendimin se janë një, dy apo tre persona të veçantë e "të pazëvendësueshëm" që udhëheqin e drejtojnë me proceset politike të Kosovës; e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politike e popullit.

Televizorizimi i shoqërisë shqiptare në njëjës dhe mbifokusimi në person është edhe budallallëk institucional; sepse kjo edhe apelon tek mentaliteti ynë. Kjo të shpjegon e "të vërteton" se shqiptarët kontrollohen nga kompleksi i vlerave të vogla, e hiq nga logjika e arsyeja.

Po, unmikgazetaria e këtij mediumi është kryepërqendruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqendrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfar pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politike nga "kinsepersonat me rëndësi", gazetarët turren e përqendrohen në atë se çfarë pasojash "fatale" do të kenë këto vendimmarrje për ministrat e për "njëshat" partiak.

Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat; por në ato pasoja që do përballohej populli, e jo gazetaria e cila është e merakosur për pasojat dhe pësimet "fatale" që do të përballohej ministri pas ndonjë vendimi politik.

P.s.: Flitet e shkruhet se RTK-ja po keqpërdorë buxhetin. Pse habitemi? Ata njerëz që keqpërdorin, kontrollojnë dhe manipulojnë me mendjen, gjuhën dhe me historinë e një popull të tërë, atëherë "nuk është çudi" nëse këta njerëz "të lapsit" manipulojnë, kontrollojnë dhe keqpërdorin djersën dhe ardhmërinë e tij.

gezim@mekuli.com
www.mekulipress.com

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori