LAJMI I FUNDIT:

Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs

Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se mbrojtja ajrore e këtij vendi ka goditur disa raketa që kanë pasur në shënjestër bazën ajrore Shajrat.

Raporti nuk tregoi se kush mund t’i ketë hedhur raketat mbi rajonin Homs, por e cilësoi aktin si “agresion”.


Reuters citoi zëdhënësin e Pentagonit, Eric Pahon, të ketë thënë se “aktualisht nuk ka aktivitet ushtarak të SHBA në atë zonë”.

“Nuk kemi detaje shtesë për të ofruar”, tha Pahon.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur mbi 100 raketa në Siri, më 14 prill, duke goditur tre objekte të armëve kimike.

Operacioni u krye në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur më 7 prill në qytetin Duma dhe që dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Dhjetëra persona besohet se janë vrarë në këtë sulm.

SHBA, vitin e kaluar, ka sulmuar bazën ajrore Shajrat, në përgjigje të një tjetër sulmi kimik në qytetin Khan Sheikhun.

Siria e ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ka lënë të vrarë së paku 80 njerëz. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori