LAJMI I FUNDIT:

Televizioni iranian thotë se arma e përdorur në vrasjen e shkencëtarit bërthamor është prodhuar në Izrael

Televizioni iranian thotë se arma e përdorur në vrasjen e shkencëtarit bërthamor është prodhuar në Izrael

Press TV në gjuhën angleze i Iranit raportoi të hënën se arma e përdorur në vrasjen e shkencëtarit të shquar iranian bërthamor Mohsen Fakhrizadeh javën e kaluar u bë në Izrael.

“Armët e mbledhura nga vendi i veprimit terrorist (ku u vra Fakhrizadeh), mbajnë logon dhe specifikimet e industrisë ushtarake izraelite”, citohet t’i ketë thënë një burim pa emër Press TV, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


“Sulmi zgjati tre minuta”: Publikohen detajet e vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian
Lexo po ashtu “Sulmi zgjati tre minuta”: Publikohen detajet e vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian

Gjithsesi, sipas Reuters, nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme nga zyrtarët izraelitë të kontaktuar për komente mbi raportin.

Ndërkohë Agjencia gjysmë zyrtare e Iranit e lajmeve Fars tha të dielën se Fakhrizadeh u vra nga një mitraloz i operuar nga telekomanda, Al Alam TV në arabisht ka thënë se armët e përdorura në vrasjen e Fakhrizadeh ishin “të kontrolluara nga sateliti”.

"Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh", kishte thënë kryeministri izraelit: Por kush ishte shkencëtari ‘me tri pasaporta’ i vrarë në Iran?
Lexo po ashtu "Mbajeni mend këtë emër, Fakhrizadeh", kishte thënë kryeministri izraelit: Por kush ishte shkencëtari ‘me tri pasaporta’ i vrarë në Iran?

Veç kësaj, dëshmitarët të premten i thanë TV shtetëror se kishte njerëz të armatosur në tokë.

Fakhrizadeh, i cili kishte pak profil publik në Iran, por që konsiderohej nga Izraeli si një lojtar kryesor në atë që thotë se është kërkimi i armëve bërthamore të Iranit, u vra të premten kur ai u zu pritë në një autostradë pranë Teheranit. /Telegrafi/