LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi Hubble sërish është funksional, pasi për një muaj ishte në “komë”

Teleskopi Hubble sërish është funksional, pasi për një muaj ishte në “komë”

Teleskopi Hubble i agjencisë amerikane hapësinore NASA që “ishte në komë” që kur ka pasur rrjedhe në sistem në fund të tetorit, është bërë e ditur se sërish është plotësisht funksional.

Pas një sërë gabimesh në sinkronizimin e instrumenteve që kërkonin aktivizimin e punës së sigurtë të tij, NASA pretendon se teleskopi funksionon tani normalisht pasi që katër instrumente po mbledhin të dhëna ashtu siç edhe parashikohet, transmeton Telegrafi.

Më 23 tetor, NASA për herë të parë vërejti që instrumentet e Hubble nuk po pranojnë porositë nga njësitë kontrolluese e teleskopit, e problemet me komunikim vazhduan edhe ditëve në vijim.


Kështu NASA ndërhyri për të rifreskuar sistemin e sigurisë, dhe ta “zgjoj” nga gjumi pas më shumë se një muaji. Fikja e tij ishte më e gjata, pasi edhe më parë ishte futur në “komë” për të kryer riparime të ndryshme.

Ky teleskop është 31 vjet i vjetër dhe na jep informacione për jetën në hapësirë, por NASA pret që të punojë së bashku me teleskopin James Webb edhe për shumë vite.

Megjithatë kjo nuk e ndali agjencinë amerikane të hapësirës që të punojë në zhvillimin e një teleskopi të ri – më të avancuar, që pritet të futet në punë më 22 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori