LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi Euclid dërgoi imazhet e para të universit, sjell galaktika të papara deri më tani

Teleskopi Euclid dërgoi imazhet e para të universit, sjell galaktika të papara deri më tani

Teleskopi hapësinor evropian, Euclid dërgoi imazhet e para të një mjegullnaje të shkëlqyer në formë të një koke të kalit dhe duket se këto janë “prova indirekte” të ekzistencës së materies së errët të padukshme.

Euclidi, i quajtur sipas matematikanit të famshëm grek, u nis në muajin korrik në misionin e parë në botë për të studiuar sekretet kozmike të materies dhe energjisë së errët.


Detyra e tij është të analizojë një të tretën e qiellit që përfshin dy miliardë galaktika në mënyrë që të krijojë një hartë të saktë 3D të universit. Pasi arriti në një distancë 1.5 milion kilometra larg Tokës, sonda evropiane filloi të dërgonte imazhet e para të publikuara nga Qendra Evropiane e Operacioneve Hapësinore në Darmstadt, Gjermani.

Galaktika të papara më parë

“Pamjet e pabesueshme dhe mbresëlënëse që na kujtojnë se është e rëndësishme të shkojmë në hapësirë për të mësuar më shumë për sekretet e saja”, tha Josef Aschbacher, kreu i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Midis tyre është një imazh i “Mjegullnajës së Kokës së Kalit” në yjësinë e afërt, Orion dhe galaktikat spirale dhe “të parregullta”.

Rene Laureijs, shkencëtari kryesor i projektit, tha se imazhi “më interesant” është i grupit Perseus, i cili përfshin një mijë galaktika ndërsa në sfond janë më shumë se 100 mijë galaktika, disa prej të cilave janë 10 miliardë vite drite larg dhe nuk janë parë kurrë më parë.

Tetë orë për pesë fotot e para

Specialiteti i Euclidit është se ai ka një fushë të gjerë shikimi “të paprecedentë në historinë e astronomisë”, tha Jean-Charles Cuillandre, astronom dhe fizikant në Komisionin për Energjinë Atomike (CEA), i cili është anëtar i konsorciumit Euclid, raporton france24.

Falë asaj fushe të gjerë shikimi, teleskopi i pajisur me dy pajisje (optike dhe afër infra të kuqe), mund të marrë imazhe kaq të mëdha me rezolucion të lartë. Ai i bën të gjitha këto jashtëzakonisht shpejt: i duheshin vetëm tetë orë për pesë fotot e para.

ESA e përshkruan Euclidin si një “detektiv të hapësirës së errët”, misioni i të cilit është të hetojë pse 95 për qind e universit përbëhet nga materia e errët dhe energjia për të cilat ne nuk dimë pothuajse asgjë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori