Operatori serb i telefonisë mobile “MTS” është regjistruar si biznes në Kosovë, me adresë në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës. Në ATK konfirmojnë se ky biznes është aktiv dhe deklarues i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Operatori i telefonisë mobile serbe “MTS” ka gati 1 vit që është zyrtarizuar në Republikën e Kosovës.
Ky operator shtetëror është i regjistruar si biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pronar i të cilit figuron “Telekom Srbija AD Beograd”.
Sipas certifikatës së biznesit, të cilën e posedon gazeta “Zëri”, pikërisht para një viti (12 tetor 2015) është konstituar Telekomi i Serbisë në Kosovë, përderisa përfaqësues i kësaj kompanie figuron të jetë Ilija Ivanoviq, shkruan Zëri.
Adresa e këtij biznesi është në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës dhe se kapitali fillestar është 25 mijë euro.
Operimi i “MTS”-së në Kosovë është produkt i marrëveshjes mes palës serbe dhe asaj kosovare gjatë negociatave që po mbahen në Bruksel.
Po ashtu, burime brenda Administratës Tatimore të Kosovës bëjnë të ditur se biznesi në fjalë është aktiv dhe është deklarues i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë