LAJMI I FUNDIT:

Telekomi gjendet në krizë financiare – 60 milionë euro borxhe

Telekomi gjendet në krizë financiare – 60 milionë euro borxhe

Anëtarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha, tha sot se kjo ndërmarrje publike është duke u përballur me humbje të mëdha financiare.

Në raportimin e saj para kabinetit qeveritar, Shatri-Berisha e cila së fundmi është zgjedhur në bord të Telekomit, tha se Telekomi aktualisht gjendet në krizë financiare – 60 milionë euro janë borxhe.


Sipas saj, të hyrat kanë shënuar rënie, ndërsa investimet janë ndërprerë të gjitha.

“Nëse nuk intervenohet shpejt, telekomi falimenton shpejt, sepse borxhet janë të mëdha”, ka thënë Shatri-Berisha.

Kurse, Kryeministri Haradinaj ka sugjeruar bordin të mendojnë politikat e tregut për mbijetesë.

“Nuk është e logjikshme që t’i përgjigjemi ne si Qeveri “Valës” për një “gropë” të madhe të borxheve”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka treguar edhe për një udhëtim zyrtar të tij në Slloveni, si dhe ka shtuar se do të jetë i pranishëm në interpelancën e paraparë për datën 26 prill në lidhje me “Kosovën e Re”. /KP/ /Telegrafi/