Për herë të parë Telekomi i Kosovës po përmbyll vitin me 5.9 milion euro fitim neto, vetëm për periudhën janar-nëntor të këtij viti.
Kështu u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët sot me temën “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”.
Në takimin e fundvitit me gazetarë, kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana tha se janë duke punuar për të ngritur kulturën dhe përgjegjësinë korporative. Ajo tha se fitimet janë duke u kthyer në investime teknologjike modernizim të rrjetit. Hana po ashtu tha se janë duke u ballafaquar me sanimin e pasojave negative të kontratave të dëmshme nga e kaluara.
Drejtori teknik, Halil Krasniqi derisa ka treguar për projektet investive në Telekom, tha se nga 2015-ta e deri në këtë vit ka pas zero investime teknologjike në këtë institucion, ndërsa shtoi se janë duke punuar dhe investuar tashmë në këtë drejtim, raporton KosovaPress.
“Gjendja teknologjike deri në janar 2023 prej vitit 2015 Telekomi nuk ka ndarë asnjë investim teknologjik. Jemi ballafaquar me kapacitete të pamjaftueshme teknologjike në orët më të ngarkuara me trafik në disa stacione bazë”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu tha se janë duke punuar në modernizimin e rrjetit me teknologji të fundit.
Zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, Feim Kelmendi tha se edhe gjatë vitit 2023 ky institucion ka vazhduar të ketë përmirësim të financave.
“Edhe gjatë vitit 2023 ka vazhduar përmirësimi i rezultateve financiare. Te të hyrat ka rritje stabile për rreth 5 për qind çdo vit”, tha Kelmendi duke shtuar se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'