LAJMI I FUNDIT:

Telekomi i Kosovës: Qeveria po rrezikon funksionimin e ndërmarrjes

Telekomi i Kosovës: Qeveria po rrezikon funksionimin e ndërmarrjes

Marrëveshja e fundit për zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe shlyerjen e obligimeve ndaj Z-Mobile me ndërmjetësim të Qeverisë ka rënduar gjendjen financiare në korporatë.

Kështu njofton Telekomi i Kosovës përmes një reagimi, duke shtuar se edhe pse ndërmarrja ka negociuar për shumë kohë me Z-Mobile për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e obligimeve nuk ka mundur të arrijë asnjë marrëveshje pa ndërmjetësim dhe garancion të qeverisë.


“Kushtet e Telekomit për arritjen e marrëveshjes kanë qenë që shlyerja e obligimeve të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa që qeveria është dakorduar që ky afat të ulet në dy vite, pra kushti kryesor është negociuar dhe vendosur nga vet Qeveria. Por edhe pse qeveria ka dhënë garancione se do ta ndihmoj Telekomin që ta tejkaloj këtë situatë dhe të mos ketë ngecje në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje deri më tash edhe përkundër insistimit tonë dhe premtimeve të saj nuk është marr asnjë veprim. Mospërkrahja e qeverisë do të thotë që llogaritë e Telekomit mund të bllokohen përsëri qysh këtë javë, ndërsa punëtorët do të mbesin pa paga e familjet e tyre do të futet në varfëri. Kjo negelizhencë e qeverisë rrezikon edhe sigurinë kombëtare pasi rënia e shërbimeve të Telekomit rrezikon funksionimin e gjithë institucioneve të sigurisë”, thuhet në reagim.

Telekomi thotë se Bordi dhe Menaxhmenti është angazhuar maksimalisht në kryerjen e obligimeve të veta duke siguruar që të ketë rritje të vazhdueshme të të hyrave dhe të krijoj stabilitet financiar megjithkëtë pa përkrahjen e qeverisë në këto momente kjo nuk mjafton.

“Telekomi ka përfillur në vazhdimësi gjithë kërkesat e aksionarit, duke përfshirë uljen e pagave deri në 60 për qind, ka ulur të gjitha shpenzimet operative deri në masën ku nuk rrezikohen operimet tona, është në përfundim të procesit të ristrukturimit gjitha këto me qëllim të krijimit të stabilitetit në kompani. Gjithë punonjësit e Telekomit, Bordi dhe Menaxhmenti i bëjnë thirrje Qeverisë për reagim të menjëhershëm me qëllim që të mos lejohet shkatërrimi i kompanisë, të mos rrezikohet ekzistenca e më shumë se 3,000 punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe të mos cenohet siguria jonë kombëtare”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori