LAJMI I FUNDIT:

“The Telegraph”: Bota e errët e gjakmarrjes shqiptare

“The Telegraph”: Bota e errët e gjakmarrjes shqiptare

Është ana e errët e hakmarrjes së shqiptarëve që buron nga një kod mesjetar drejtësie e që pjell një cikël vrasjesh pafund.

Kështu e nis shkrimin Peter Foster për “The Telegraph” kushtuar gjakmarrjes. “Këto janë historitë që nuk duhet të zinin vend në Shqipërinë moderne ku ka hyrë rrjeti 4G, anëtare e NATO-s dhe kandidate për Bashkimin Europian”, vijon shkrimi.


“Telegraph” interviston Gjin Markun, një shqiptar që e prezanton si ish-agjent sekret që tashmë punon si ndërmjetësues në pajtimin e gjaqeve dhe i hetuar për dhënie vërtetimesh gjakmarrjeje për çështje azili edhe për persona që nuk janë në gjak. Marku flet për 35 vrasje (!) për gjakmarrje vetëm brenda 2016 dhe thotë se nuk bëhet fjalë për vrasje të rastësishme, por pasojë e Kanunit.

Gazeta britanike citon rastin e Shkodrës, ku një i ri qëlloi në drejtim të dy vëllezërve pasi nuk pranuan që motra e tyre të martohej me të.

“Këto janë rregullat e Kanunit, një kod i hershëm me 1262 nene që daton që prej shekullit të 15-të, i shkruar nga Lekë Dukagjini e ku thuhet se ‘gjaku lahet me gjak”, thotë Telegraph.

gjakmarrja
“Telegraph” e lidh këtë problematikë me emigrantët shqiptarë në Britani.

“Veçse pjesë e kulturës dhe e ADN-së së shqiptarëve, Kanuni është një burim në rritje dhe shqetësues i azil-kërkimit në gjykatat britanike. Që prej vitit 2012, mijëra shqiptarë kanë emigruar në Europë dhe një pjesë e madhe e tyre kërkojnë azil duke deklaruar se janë të kërcënuar në vendlindje për shkak të gjakmarrjes”, thotë gazeta.

Shkrimi vazhdon duke pohuar se sistemi britanik e ka të vështirë të verifikojë vërtetësinë e kërkesave për azil në bazë të gjakmarrjes sepse në Shqipëri “fakti dhe sajesa vështirë të ndahen nga njëra-tjetra”.

Kodi, i konceptuar për të stabilizuar shoqërinë, jo për ta përçarë atë, shkruan Telegraph, u shtyp në mënyrë të pamëshirshme nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por u riaktivizua sërish pas rrëzimit të regjimit, shkruan Top Channel.

Edhe sot, vëren gazetari britanik, gjen familje shqiptare në Veri të vendit që izolohen nga frika e vrasjes. Një rast i përmendur në artikull është ai i familjes së Gjon Mhillit në Shkodër, ku pesë pjesëtarë të saj janë të izoluar që prej vitit 1992.

“E di që jam një njeri i vdekur. U kam kërkuar që të lirojnë fëmijët e mi nga gjakmarrja, por kanë refuzuar dhe fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë. Gjithçka duan është marrja e gjakut”, citohet nga Telegraph Gjoni, 34 vjeç.

Në trend Lajme

Më shumë
Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Politikë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Lajme
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Lajme
Ish-luftëtari i UÇK-së, Remzi Shala në rigjykimin për krime lufte: Nuk jam fajtor

Ish-luftëtari i UÇK-së, Remzi Shala në rigjykimin për krime lufte: Nuk jam fajtor

Drejtësi
Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Siguri
INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Drejtësi
Kalo në kategori