LAJMI I FUNDIT:

Telegram ngushëllimi i ministres Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së Violeta Rexhepagiqit

Telegram ngushëllimi i ministres Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së Violeta Rexhepagiqit

Është ndarë nga jeta të enjten gazetarja dhe këngëtarja e mirënjohur, Violeta Rexhepagiqi.

Ngushëllime për humbjen esaj kanë shprehur emra të njohur të artit, politikës dhe sportit.


Ministrja e Kulturës në detyrë, Vlora Dumoshi, ka dërguar telegram ngushëllimi për humbjen e tashmë të ndjerës, Violeta Rexhepagiqi.

E ndjera Vileta Regjepagiqi

“E nderuara familja Rexhepagiqi,

Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ikjen e hershme të më të dashurës tuaj, e kompozitores, këngëtares e gazetares tonë të njohur, Violeta Rexhepagiqi. Ndarja nga jeta e Violetës është humbje e madhe për ju, por është edhe humbje e madhe për artin dhe kulturën e vendit tonë, të cilës ajo në periudhat më të vështira i dha shumë.

Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar.

Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë.

Jemi me fat që e patëm e që e njohëm.

Me respekt,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori