Telegrafi.com, një prej mediumeve kryesore të informimit në Kosovë, vazhdimisht përshtatet dhe përqafon inovacionin në sferën e teknologjisë dhe të komunikimit digjital. Me synimin që të rrisë angazhimin dhe të ofrojë vlera shtesë për përdoruesit dhe bizneset, Telegrafi.com ka bërë disa zhvillime të rëndësishme që drejtori i Shitje Valdrin Rexhepi i ka përmendur në një intervistë.
Rexhepi tha se Telegrafi.com ka integruar edhe Inteligjencën Artificiale për ta maksimizuar lexueshmërinë dhe angazhimin e audiencës.
“Edhe këtë vit Telegrafi.com ka sjellë risi në botën teknologjike. Ajo që dua të potencojë është inkorporimi i Inteligjencës Artificiale në pjesën e artikujve. Sot Inteligjenca Artificiale në Telegrafi.com e mundëson që audienca të zgjedh titullin adekuat për lexueshmëri më të madhe të lajmeve të klientit, e cila është një prej risive të fundit”, ka thënë Rexhepi.
Ai po ashtu foli edhe për video 360, që ndryshe quhet “Shëtitja Virtuale”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Valdrin-Rexhepi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-5-scaled.jpg)
“Platforma tjetër është ajo e 360, ku sot në Telegrafi.com çdo objekt ose hapësirë ta kthejmë në maketë virtuale e cila mund të shfrytëzohet si shëtitje virtuale e të bëhet ekspozimi më i mirë digjital për biznese.
Trendi i rritjes së ‘Shëtitjes Virtuale’ në botë është jashtëzakonisht i madh, pasi bizneset e kanë identifikuar mundësinë që të rrisin numrin e shitjes direkte dhe e filtron klientelën i cili vjen për ta vizituar biznesin, pra informohet paraprakisht me biznesin duke e bërë ‘shëtitjen virtuale’. Kjo teknologji, ose kjo platformë është shumë e përshtatshme sidomos për pjesën e showroom-ve, hotelerisë, sallat e dasmave, gastronomi në përgjithësi. Nuk duhet të përjashtojmë pjesën e hoteleve ku sot përmes kësaj teknologjie klientët mbërrijnë deri të rezervimi virtual përmes kësaj platforme. Kështu që e lehtëson dhe thjeshtëson shitjen për hotele dhe gastronomi”, tha Rexhepi.
Gjatë intervistës ai tha se departamenti i Telegrafi Jobs është përditësuar për të përmbushur kërkesat e tregut të punës në Kosovë.
Siç u shpreh Rexhepi përditësimet përfshijnë përdorimin e moduleve inteligjente që ndihmojnë në shkurtimin e procesit të rekrutimit për bizneset.
“Telegrafi Jobs është departament i Telegrafit i cili duke e pa kërkesën dhe nevojën që e ka Kosova sot, këtë pjesën e rekrutimeve kemi mbërri që me e bë update në pjesën e Telegrafi Jobs. Sot përmes smart moduleve dhe forcës të cilën ia jep Telegrafi këtij departamenti, po mendoj që kemi bërë një platformë të jashtëzakonshme e cila e thjeshtëson dhe shkurton kohën e rekrutimit për biznese jashtëzakonisht shumë”.
Ai tha se Telegrafi.com tashmë ofron një gamë të gjerë shërbimesh të cilat ndihmojnë bizneset të prekin aspekte të ndryshme si shitjet, rekrutimin, ndërgjegjësimin e markës dhe promovimin, përfshirë përdorimin e platformave sociale dhe të tjera mjete digjitale.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Valdrin-Rexhepi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-9-scaled.jpg)
“Momentalisht Telegrafi.com është në nivelin ku secila industri e biznesit në Kosovë arrinë t’i ketë të specifikuar dhe adaptuar shumë shërbime, ku në këtë rast asnjë biznes nuk mund të mbetet pa e gjetë veten në një formë ose në një tjetër. Ajo që dua të them është që sot shërbimet e Telegrafit mbërrijnë me prek shitjen, rekrutimin, rritjen e brand awareness promovimin e ofertës, promovimin e brand recruitment përmes Telegrafi Jobs, rritjen vizuele të bizneseve brenda platformave digjitale, duke mos i harruar dhe platformat e rrjeteve sociale”, theksoi Rexhepi.
Telegrafi ka implementuar teknologjinë Viewability, e cila sipas drejtorit të Shitjes siguron që reklamat brenda ekosistemit të Telegrafit janë efikase dhe se buxheti i reklamave nuk shpenzohet nëse reklama nuk është shfaqur në ekranin e përdoruesit.
“Telegrafi.com momentalisht operon me teknologjitë e fundit të operimit digjital në botën digjitale. Këtu vlen të ceket që Telegrafi e aprovon formën Viewability. Kjo teknologji na ndihmon që sot çdo reklamë e cila lansohet brenda Telegrafit dhe brenda ekosistemit të Telegrafit, kjo platformë na siguron që efikasiteti i reklamës me qenë maksimal, që nënkupton që asnjë reklamë në Telegrafi.com nuk shpenzohet deri në momentin që transmetohet brenda një screen, ose derisa mbërrin të shfaqet reklama brenda screen, teknologjia Viewability nuk na lejon me kalkulu ose me shpenzu asnjë monedhë”, tha ndër të tjera Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/67ed254a-42ad-49fc-b06f-bf1b0a055fea-380x233.jpg)
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-e1722003558151-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/45a37b3d-0803-42af-ade2-935128b63995-380x233.jpg)
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë
![Central Park sjell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/0-9-380x233.jpg)
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
![Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
![Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-15-at-12.07.18_8c4a6d8a-380x233.jpg)
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq