LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm nga Apple, do të ketë xham shumë të avancuar (Foto)

Telefoni i palosshëm nga Apple, do të ketë xham shumë të avancuar (Foto)

Kur është fjala për telefona të palosshëm, ndër gjërat më të rëndësishme është xhami i përshtatshëm.

Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X janë shumë të avancuara, por kanë ekrane nga plastike dhe jo prej xhamit që nuk gërvishtet, transmeton Telegrafi.


Gjë që është shumë e papëlqyeshme, sepse askush nuk do ta donte një telefon me ekran të gërvishet, ndërsa ka paguar rreth 2,600 dollarë. Mirëpo, xhami i palosshëm nga Corning Inc. – krijuesi i Gorilla Glass – mund të jetë zgjidhja.

Krijimi i xhamit që paloset dhe kthehet sërish në gjendje normal, pa pësuar shenja, është mjaft e vështirë. Më sfiduese, është krijimi i shtresës që ndjen çdo prekje dhe reagon derisa sipërfaqja ende nuk është shpalosur.

John Bayne është zëvendës presidenti i Cornin, që ka konfirmua se po punojnë në një xham të trashë vetëm 0,1 milimetër, që paloset në një rreze prej pesë milimetrash.

“Testimet e xhamave, kanë pasur rezultat shumë të mirë, megjithëse ende nuk i plotësojnë të gjitha kërkesat e klientit” ka thënë Bayne, për xhamat që do t’i shfrytëzoi Apple në telefonin e tyre të palosshëm.

Kjo është një prej përpjekjeve, që gjiganti teknologjik i ka bërë deri më tani. Raportohet se Apple ka bërë edhe tri patenta për këtë telefon të palosshëm shumë të avancuar, që nuk do të thotë se do të aplikohen ndonjëherë. /Telegrafi/