LAJMI I FUNDIT:

Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Shqipëri

Telefoni inteligjent më i shumëpritur nga Samsung po vjen në Shqipëri

Tiranë, 18 shtator 2020 – Samsung Galaxy Z Fold2, udhëheqësi i gjeneratës së tretë të telefonave palosës, do të jetë në dispozicion për blerje në Shqipëri nga 18 shtatori. Z Fold2 është një pajisje me dizajn të rafinuar, me një ekran të përparmë edhe më të madh dhe një ekran kryesor masiv, i cili është ideal për jetën e përditshme mjaft të ngarkuar dhe shumë detyra gjatë ditës. Të gjitha aplikacionet e lidhura me Google janë gjithashtu të disponueshme në telefonin inteligjent palosës Samsung Galaxy Z Fold2.

Samsung Galaxy Z Fold2 është një udhëheqës i vërtetë i brezit të ri të telefonave palosës. Për të gjithë përdoruesit, Galaxy Z Fold2 siguron një përvojë të re celulare, me përmirësime të rafinuara dhe inovacione të rëndësishme. Ajo që karakterizon këtë pajisje të nivelit më të lartë është dizajni i guximshëm i kombinuar me inxhinierinë e avancuar. Kur hapet, Galaxy Z Fold2 ka një ekran kryesor 7.6-inç. Dërgimi i e-maileve ose shikimi i përmbajtjes tuaj të preferuar është i mundur pa hapur pajisjen, falë Ekranit Cover 6.2-inç Infinity-O për përdorimin maksimal.

Pjesë e dizajnit të ri është mentesha, e cila në mënyrë të përsosur përshtatet në trupin e smartphone-it me një mekanizëm CAM. Mentesha në Galaxy Z Fold2 përmban një teknikë revolucionare të prerjes, përbërje të modifikuar dhe dendësi të rregulluar të fibrës. Gjithashtu, Galaxy Z Fold2 përdor një teknologji të re inovative të pastrimit, për të mbajtur larg pluhurin dhe grimcat e padëshiruara nga hapësira midis trupit dhe kasës së vetë pajisjes.

Përvoja e përdoruesit me një smartphone si Galaxy Z Fold2 arrin një nivel krejt të ri. Meqenëse telefoni i ri palosës nga Samsung është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këdo praktikon multitasking, me funksionin Flex Mode, regjistrimi i videove, bërja e fotografive dhe shikimi i përmbajtjes në kohë reale më në fund bëhet më i lehtë. Për më tepër, kamera në Galaxy Z Fold2 ka modalitete të tilla si Pro Video, Single Take, Bright Night dhe Night Mode, duke i lejuar përdoruesit të përjetësojnë çdo moment në një cilësi mahnitëse.

Ky smartphone palosës unik është i disponueshëm në ngjyrën e Zezë Mistike dhe Bronz Mistike. Çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 249,999.

Zbuloni më shumë informacion këtu https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-z-fold2/.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori