Telefoni me ekran tërheqës: Ndryshojeni madhësinë sipas dëshirës

Një nga shfaqjet më të mëdha globale të teknologjisë, CES, sjell disa risi çdo vit që ilustrojnë se nuk ka fund për pajisjet e reja, për sa kohë që ka krijimtari. I tillë është rasti tani, kur kompania LG prezantoi një telefon me një ekran "të palosshëm", pra një ekran tërheqës.
LG Rollable ka një ekran, madhësia e të cilit mund të ndryshohet, kështu që ndryshon nga forma e një telefoni në një tabletë. Me fjalë të tjera, ekrani shtrihet dhe kështu rrit madhësinë e tij, transmeton Telegrafi.
"Ka pasur thashetheme në lidhje me këtë telefon inteligjent dhe menaxhmenti ynë dëshiron t'i konfirmojë ato. Kjo pajisje do të dalë në treg këtë vit", tha një zëdhënës i LG.
Në teknologjinë e ekranit, LG po punon së bashku me grupin kinez të teknologjisë BOE dhe ende nuk ka detaje se çfarë lloji të ekranit është, si dhe saktësisht se sa i madh do të jetë, raporton Kliks.
LG ka filluar punën në telefonin "Rollable" si pjesë e eksperimenteve të "Explorer Project".
Produkt i këtyre eksperimenteve është gjithashtu LG Wing, një telefon me një dizajn rrotullues dhe dy ekrane OLED. /Telegrafi/
https://twitter.com/HovaIyke/status/1348720185344143360?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1348720185344143360%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Ftehnopolis%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D01nav_id%3D1794229












































