LAJMI I FUNDIT:

Telefonat premium Android kanë deri në 12GB RAM, ndërsa iPhone 11 Pro ka 4GB

Telefonat premium Android kanë deri në 12GB RAM, ndërsa iPhone 11 Pro ka 4GB

Apple historikisht nuk ka zbuluar madhësinë e kujtesës brenda iPhone-ve të tyre, por ne e dimë që iOS kërkon më pak RAM memorie sesa Android. 

Telefonat premium të tanishëm të Android kanë 6 GB RAM në 2019, si normë, me disa telefona përbindësh që shkojnë deri në 12 GB, për të gjitha nevojat tuaja të lojrave.

Sipas një liste të Geekbench, marka e re Apple iPhone 11 Pro mund të ketë 4 GB RAM. 

Renditur në çipin Apple A13 Bionic dhe iOS 13, “iPhone 12,3” duket se ka 4 GB RAM.

Edhe pse madhësia e memories nuk ndikon drejtpërdrejt në performancën e saj, ajo megjithatë, tërthorazi, e lë shenjën e saj në shpejtësinë e përgjithshme, pasi aplikacionet duhet të hidhen për të çliruar memorjen. 

Në këto rrethana, në rezultatet e krahasimit të GeekBench, iPhone 11 Pro shënoi më pak. /Telegrafi/