Teleboysat ia nisin me fitore

Ndeshja në Karagaç u luajt në prani të qindra shikuesve të cilët kishin ardhur për të parë ekipin e ri pejan në Superligë, që në disa momente u mbajt mirë ndaj Teleboysave që stinorin e kaluar ishin senzacion i Superligës.
Por në fund, fitorja i takoi ekipit më me përvojë të Adin Adinovicit, që shfrytëzoi gati të gjithë basketbollistët që kishte në dispozicion gjatë ndeshjes. /Borozani/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/10/2013



















































