LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia nuk do t’i shkatërrojë vendet e punës, por do t’i ndryshojë ato

Teknologjia nuk do t’i shkatërrojë vendet e punës, por do t’i ndryshojë ato

“Teknologjia po ndryshon mënyrën se si veprojmë. Teknologjia do të ndryshojë konkurrencën, kushtet e konkurrencës dhe kjo është mjaft pozitive”, tha Kryetari i BNP Paribas, një prej bankave më të mëdha në botë.

“Ne duhet ta pranojmë këtë, ne duhet të investojmë, ne duhet të përshtatemi”.

Duke folur për CNBC, ai shtoi se teknologjia do të ndryshojë vendet e punës por nuk do t’i eliminojë ato. “Nuk i përkas grupit të personave që mendojnë se teknologjia do të shkatërrojë vendet e punës, sepse teknologjia thjesht do t’i ndryshojë ato”, tha Lemierre.

Ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje arsimit, trajnimit dhe përshtatjes. Në fund të ditës do të jetë një element për rritjen dhe do të jetë pozitiv. Nuk duhet ta shohim teknologjinë si negative, teknologjia është një element pozitiv për botën , shtoi ai.

BNP Paribas, një nga bankat më të mëdha në botë tha se po planifikon të investojë 3 miliardë euro në teknologjinë digjitale për tre vitet e ardhshme.

Lemierre ishte optimist për ekonominë në rang më të zgjeruar, duke thënë se rritja e shëndetshme është vënë re në SHBA, Azi dhe Europë , ku ndërkohë, luhatshmëria e tregut është e ulët, shtoi ai. /Telegrafi/