Teknologjia e vijës së portës e mori në qafë Bayern Munichun – gabimi i Sommer që u përmirësua brenda një sekonde

Borussia Monchengladbach ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 2-1, për ta ruajtur kreun e renditjen në Bundesligë.
Ndeshja doli të jetë e luftuar dhe u vendos vetëm në kohën shtesë.
Një episod gjatë ndeshjes ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Një gjuajtje e Joshua Kimmich shkoi drejt portës, ku Yann Sommer e priti, por topi shkoi nën këmbë të tij dhe u nis drejt portës.
Portieri zviceran u kthye dhe e ndali, ku shumica e topit e kishte kaluar vijën.
Fal teknologjisë, nuk u akordua gol edhe pse lojtarët e Bayern Munich kishin protesta të mëdha.
Në kohën shtesë fal VAR, Borussia Monchengladbach fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë doli Ramy Bensebaini për të shënuar për 2-1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































