LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi veturat tjera duke lëvizur në shiritin për emergjenca, me mbi 160 kilometra në orë (Video)

Tejkaloi veturat tjera duke lëvizur në shiritin për emergjenca, me mbi 160 kilometra në orë (Video)

Veturat që lëviznin me rreth 70 kilometra në orë, nëpër një autostradë në Stirling të Anglisë, janë tejkaluar nga një Audi që vozitej me mbi dyfishin e shpejtësisë së tyre.

Për më keq, vetura është vozitur në shiritin për emergjenca, pa pasur të lëshuara dritat për sinjalizim, transmeton Telegrafi.


Ky shofer është vënë nën kërkim, sepse kjo hapësirë është e ndarë vetëm për nevojat e forcave të rendit dhe raste shëndetësore.

“Ngriti shumë pluhur, sepse ky shirit nuk ishte përdorur për një kohë të gjatë. Sigurisht ishte mbi 160 kilometra në orë”, shkruan në përshkrimin e videos, që është postuar në kushte anonimiteti. /Telegrafi/