LAJMI I FUNDIT:

TEC Osllomej serish jashtë funksionimit

TEC Osllomej serish jashtë funksionimit

Që nga mëngjesi i sotëm, TEC Osllomej nuk po prodhon më energji elektrike dhe është shkëputur nga rrjeti për shkak të rrezikut të prishjes, pasojë e stuhisë së javës së kaluar dhe vetëndezjes së qymyrit dhe zjarrit, i cili më pas u shua nga punonjësit me një reagim të shpejtë.

Në sistemin e ventilimit që u përfshi nga zjarri, u regjistrua një nivel i rritur dridhjesh, sistemi dhe termocentrali u fikën dhe u thirr sërish kompania e jashtme për riparimin e defektit.

Nuk ka asnjë informacion për ashpërsinë e defektit dhe kohën e nevojshme për riparim nga EMV. Mungesa e energjisë elektrike do të kompensohet me blerje nga tregu i lirë.

“Për arsye parandaluese termocentrali Osllomej është ndërprerë nga funksioni pas shfaqjes së dridhjeve në sistemin e ventilimit, i cili javën e kaluar u përfshi nga zjarri gjatë vetëndezjes së thëngjillit dhe e cila pjesë ishte objekt riparimi. Rikontrollet po kryhen nga kompania e jashtme e autorizuar dhe pritet që së shpejti të hiqet pengesa dhe termocentrali të kthehet në rrjet”, njoftojnë nga EMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori