LAJMI I FUNDIT:

Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini

Tebas për Superligën Evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona gënjejnë më shumë se Putini

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka kritikuar presidentët e Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit duke thënë se ata gënjejnë më shumë se Vladimir Putini kur bëhet fjalë për diskutimin e Superligës Evropiane.

Agnelli pritet të shpallë një projekt të dytë të Superligës Evropiane gjatë Samitit të Biznesit të Futbollit të Financial Times sot (e enjte).

Tebas dhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin gjithashtu morën pjesë në këtë ngjarje në mëngjes dhe nuk u përmban kur u pyetën për garën e shkëputur që u zbulua për herë të parë një vit më parë.


Agnelli pritet ta zbulojë sot projektin për Superligën e re Evropiane
Lexo po ashtu Agnelli pritet ta zbulojë sot projektin për Superligën e re Evropiane

“Ai (Agnelli) do të duhet ta shpjegojë atë, nëse nuk e shpjegon, ai do të gënjejë”, ka thënë Tebas për Daily Mail.

“Një javë më parë, mendoj se ishte në shtëpinë e tij takimi i tre skuadrave. Tani ata thonë se nuk duan të bëjnë lojëra. Real Madridi po thotë se nuk dëshiron lojën e parë. Është gjithçka e rreme”.

“Është shumë e vështirë për skuadrat angleze që të jenë pjesë e kësaj gare, kështu që ata po krijojnë një ligë evropiane me dy kategori dhe ligat kombëtare janë kategoria e dytë”.

“Do të ketë dy ose tre klube që bien, por gjithmonë do të ketë skuadrat tipike si Juventus, Barcelona, ​​Real Madrid dhe këto do ta kenë të vështirë të bien nga kategoria”.

“Ata kanë bërë armiq në UEFA dhe Ligën Premier, rritja e të cilëve shkon kundër modelit të tyre. Ne e dimë këtë, ne e kemi këtë informacion. Ata mund të thonë çfarë të duan, por kjo është ajo për të cilën po punojnë”.

“Për të qenë i sinqertë, sa herë që lexoj për Superligën Evropiane, irritohem, mendoj se ata gënjejnë më shumë se Putini”.

“Ata po insistojnë që futja e kësaj nuk do të ndikojë në ligat kombëtare. Duhet të jemi idiotë, duhet të jemi memecë. Por, ne të gjithë themi se kjo i dëmton ligat kombëtare”, përfundoi i pari i La Liga-s.

Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time
Lexo po ashtu Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time

Projekti origjinal i Superligës Evropiane u njoftua në prill të 2021, por u rrëzua brenda 48 orëve. Klubet angleze ishin të parat që u larguan nga projekti dhe u pasuan nga Atletico Madrid, Inter dhe Milan, dy klubet e tjera të Serie A të përfshira në projekt.

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nuk janë dorëzuar zyrtarisht dhe kanë punuar për një projekt të dytë, i cili ka të ngjarë të prezantohet sot. Gjigantët e Serie A dhe La Liga janë aktualisht jashtë ECA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori