LAJMI I FUNDIT:

Teatri Kombëtar shpenzon 50 litra naftë në orë për ngrohje, drejtori Agim Sopi ka dyshime

Teatri Kombëtar shpenzon 50 litra naftë në orë për ngrohje, drejtori Agim Sopi ka dyshime

Shpenzimet e larta të derivateve të naftës për ngrohjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës po dalin të jenë shqetësuese edhe për drejtuesit e këtij institucioni. Drejtori Agim Sopi nuk përjashton mundësinë e tendencave për manipulime ndërsa Termokosi thotë se në pranverën 2020 TKK lidhet me ngrohtoren e qytetit.

Teatri Kombëtari Kosovës përkundër premtimeve as këtë sezonë nuk u lidh me ngrohtoren e qytetit. Kësisoj barra e ngrohjes së TKK-së me naftë bie mbi buxhetin e shtetit.


Drejtori i TKK- së, Agim Sopi thotë se pavarësisht reduktimit të orarit të ngrohjes shpenzimet e naftës janë të larta dhe të paarsyeshme.

“Ne ngrohemi në mëngjes rreth dy-tre orë sa për ta ngrohur ndërtesën pastaj i ndalim për t’i lëshuar më vonë për shfaqjet e mbrëmjes. Vetëm këto periudha ngrohemi e që në vit shpenzojmë rreth 50 mijë litra naftë”, deklaroi Agim Sopi.

Drejtori i TKK-së thotë se kalldaja shpenzon mbi  50 litra naftë brenda 1 ore. Sipas Sopit mos kyçja e TKK-së në Termokos, dhe shpenzimet e larta mund të jenë të qëllimshme me shkas përfitimet personale.

“Ne nuk hapim tendara për asnjë gjë, ne nuk nënshkruajmë asnjë kontratë pos për shfaqjet. Të gjitha këto janë pjesë e ministrisë. Ndoshta dikujt i konvenon kjo lloj ngrohje për ndonjë përfitimin nuk e di, por më duket se është shumë absurde që ne jemi të rrethuar me ngrohje qendrore e vet nuk jemi të kyçur në sistem”, shton më tej Agim Sopi.

Ndërkaq ngrohtorja e qytetit garanton se TKK në pranverën e 2020 do të lidhet me ngrohje si pjesë e një projekti nga Komisioni Evropian meqë rast edhe sistemi i ngrohjes do të rinovohet.

“Kyçja e Teatrit Kombëtar në sistemin e ngrohjes qendrore është projekt i vitit të ardhshëm. Kyçja do të bëhet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm nga një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian”, thotë Afërdita Uka.

Në një përgjigje elektronike për Rtv Dukagjini, MKRS konfirmon se në regjistrin kontabël për Institucionin e TKK-së ne ketë vit ka të paguara gjithsej  1,973 euro  furnizim me derivate.
Ndërsa nga burime brenda  MKRS , televizioni merr vesh se kjo shumë është paguar për muajt e parë të vitit ngase nga muaji maj Ministria nuk ka ekzekutuar pagesa për derivate të naftës në TKK dhe se nuk do të paguajnë pa u verifikuar  vlerat e shpenzimeve. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori