LAJMI I FUNDIT:

Teatri Kombëtar – pa buxhet, pa shfaqje të mjaftueshme e pa publik

Teatri Kombëtar – pa buxhet, pa shfaqje të mjaftueshme e pa publik

Milot Mustafa, ushtrues detyre i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shprehet se gjatë stinës së verës, ky institucion nuk do të ofrojë asgjë për publikun, pasi do të jetë i mbyllur për dy muaj. Por, shton se edhe gjatë vitit, shikueshmëria e shfaqjeve nga publiku nuk është e kënaqshme.

“Pas dy muajve planifikojmë të dalim me premiera”, thotë ai. “Nuk është shumë i kënaqshëm numri i vizitorëve. Vitet e fundit ashtu si i kam parë raportet, ka pasur një ngritje të shikueshmërisë. Por, besoj se me një punë pak më serioze në marketing dhe me shfaqje më cilësore – nuk po them që nuk kanë qenë cilësore, ishin cilësore shumë – besoj se do të ketë hapësirë që të rritet shikueshmëria edhe publiku në Teatrin Kombëtar”.


Sipas tij, asnjë nga institucionet e kulturës, përfshirë teatrin, nuk e kanë të rregulluar pjesën financiare ashtu si duhet dhe ashtu si është e përcaktuar me ligj.

“Me Ligj të teatrit thuhet se teatri e ka buxhetin e vet dhe e menaxhon vet, që realisht nuk është duke ndodhur ashtu”, shton ai. “Shfaqjet e fundit që kanë qenë, që janë prezantuar jashtë Kosovës janë ‘Eshtrat që vijnë vonë’ dhe ‘I ligu për mend’. Mendoj që janë pak që të dalin vetëm dy shfaqje nga teatri për t’u prezantuar jashtë Kosovës… Po e bëj edhe një krahasim me institucionet e tjera të kulturës. Për shembull është ‘Ansambli Shota’, që ka buxhet sa gjysma e teatrit, i ka të paktën dy prezantime jashtë nëpër botë dhe në rajon i ka deri në 8-9 prezantime”. /REL/

Në trend Kultura

Më shumë
Romët

Romët

Kulture
Amaneti i Visarion Xhuvanit

Amaneti i Visarion Xhuvanit

Kulture
INTIME

INTIME

Poezi
Kanuni dhe pesha e gurit

Kanuni dhe pesha e gurit

Kulture
EPIKA

EPIKA

Poezi
CAKU

CAKU

Poezi
Kalo në kategori